“Shqipëria e Edi Ramës është e mbushur me kanabis”

Basha ka hapur të shtunën fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentarë të 25 qershorit në qytetin e Krujës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur të shtunën fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentarë të 25 qershorit në qytetin e Krujës, ku ka premtuar uljen e taksave dhe uljen në fron të Republikës së Re të qytetarëve të thjeshtë.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka deklaroi se, beteja jonë për demokracinë me 25 qershor është si në vitin 1990.

“Ne kemi përballë qeverinë më të keqe. Nuk po ju them se çfarë premtoi Edi Rama para katër viteve, se ju këtë e vuani në kurrizin tuaj. Të gjithë bashkë, me 25 qershor të bëjmë Lulzim Bashën kryeministër me Republikën e Re”, tha Paloka.

Ndërsa, kryetari i PD-së Basha në fjalën e tij u shpreh se “Shqipëria e Edi Ramës është e mbushur me kanabis, kriminelë në parlament, me papunësi dhe një kaskë të të korruptuarve”.

“E kam ndjerë dhimbjen tuaj dhe jam këtu për t’ju thënë se më 25 qershor do të shembim republikën e vjetër dhe do të ulim në fronin e vendimmarrjes së Republikës së Re, njerëzit e thjeshtë”, tha Basha.

Back to top button