Veseli: Llapi do të ndryshojë me Fillimin e Ri

Kreu i PDK-së tha se më shumë se kurrë  sot Kosova ka nevojë për zhvillimin ekonomik

Fillimi i Ri është orientim i gjithë fuqisë politike, strategjike, financiare, intelektuale e morale drejt zhvillimit ekonomik, drejt një fuqizimi të një ndërmarrësie që është e qëndrueshme është konkurrente. Kështu u ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli simpatizantëve dhe qytetarëve të Podujevës, në fushatën zgjedhore që u mbajt sot në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”.

Veseli para në një numri të madh të qytetarëve në këtë qytet,  tha se ky entuziazëm është kur qytetarët kanë shpresë të madhe për ndryshim.

Kreu i PDK-së tha se më shumë se kurrë  sot Kosova ka nevojë për zhvillimin ekonomik dhe se ky është synimi i tyre.

“Më shumë se gjithmonë Kosova jonë ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe ky është orientimi ynë. ‘Fillimi i Ri’ është orientim i gjithë fuqisë sonë politike strategjike financiare intelektuale morale drejt zhvillimit ekonomik, drejt një fuqizimi të një ndërmarrësie që është e qëndrueshme është konkurente, ky është ‘Fillimi i Ri’. Një ndërmarrësi që prodhon të mira materiale për vendin tonë, e cila ndalë importet, në të njëjtën kohë integron të rinjtë dhe të rejat në tregun e punës. ‘Fillimi i Ri’ do të jetë një fuqizim i bujqësisë, i fermerëve tanë, i prodhimit të tyre në mënyrë  që njerëzit që jetojnë me djersen e ballit të kenë mundës të ndihmojnë familjet e tyre por të ndihmojnë edhe atdheun e tyre duke prodhuar për Kosovën tonë”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së ripërsëriti se do të rrisin pagat, pasi siç tha ai, njerëzit kanë nevojë të jetojnë më mirë dhe më dinjitetshëm.

Ai tha se një fitore e madhe në Llap do të arrihet edhe në nëntor kur do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa shfrytëzoi tubimin e sotëm që ta bëjë publik emrin e kandidatit për Podujevën e që është Hajredin Hyseni.

Ky i fundit që në këto zgjedhje udhëheq me Shtabin zgjedhor të PDK-së në Llap  tha se PDK është parti moderne, e ndryshimeve, e cila garanton siguri dhe zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve.

Hyseni tha se Fillimi i Ri dhe Kadri Veseli janë garancë e ndryshimit pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Fitorja e PDK-së dhe koalicionit, sipas  Hysenit  është fakt tashmë i kryer.

Para Podujevës, Veseli ka mbajtur një tubim zgjedhor në Suharekë dhe në Obiliq.

Back to top button