Veseli e Haradina vizitojnë Termocentralin Kosova A

Veseli e Haradina vizitojnë Termocentralin Kosova A

Pas vizitës në Termocentralin Kosova A, kryetari i PDK’së Kadri Veseli, u premtoi punëtorëve se asnjë nga ta nuk do të dal prej pune, se do të ketë punësime të reja dhe investime. U zotua se pas 11 qershorit punëtorëve do t’u rriten pagat për 100 euro.

Edhe kandidati për kryeministër nga Koalicioni PDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj tha se janë bashkuar me partnerët e koalcionit për të mirën e qytetarëve dhe vendit. Theksoi se punëtorët e KEKU-t do ta kenë cdo herë përkrahjen e institucioneve./21Media