Veseli premti rritje të pagave për mjekët dhe ndërtimin e spitalit regjional

Aktivistë të VV-së tentuan t’ia prishin aktivitetin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot zhvilloi takim me punëtorët shëndetësor në QKUK ku prezantoi platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”. Gjatë vizitës së tij, Veseli premtoi ndërtimin e spitalit regjional të Prishtinës, rritje pagash për mjekët dhe kushte më të mira për punë. Por disa aktivistë të Vetëvendosjes tentuan që ta pengonin këtë aktivitet të Veselit duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin./21Media

Back to top button