Teuta me urim emocionues për të voglën e saj: Nuk e di as ku fluturuan 5 vjet

Në familjen e aktores së njohur, Teuta Krasniqit sot ka arsye për festë. E vogla e familjes Kaia feston 5 vjetorin e lindjes.
Me këtë rast Teuta ka zgjedhur fjalët më të mira duke thënë se për këto 5 vjet, Kaia e vogël i ka sjellë familjes së tyre lumturi të papërshkrueshme dhe dashuri të pafund.
”Nuk e di as ku fluturuan 5 vjet prej kur ke lindur. Për këto 5 vjet, i ke sjellë familjes sonë lumturi të papërshkrueshme dhe dashuri të pafund, ti je vet gëzimi dhe lumturia. Urime ditëlindja ‘baby Koala’ ime. Uroj që të kesh shëndet të plotë, dashuri të pakusht, lumturi, gëzime dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me motrushen tënde, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Zoti të bekoftë. Kur i numëroj bekimet e mia, ty dhe motrën tënde ju numëroj nga 100 herë. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, ka shkruar Teuta në Instagram.
Aktorja gjithashtu ka publikuar edhe disa pamje nga organizimi i festës përrallore për ditëlindjen e vogëlushes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

 Teuta është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kaia’s./21Media

Back to top button