Rrokulliset kamioni në bjeshkët e Isniqit, vdiq një person

Një person ka humbur jetën e një tjetër ka pësuar lëndime trupore, pasi u është rrokullisur kamioni në bjeshkën e fshatit Isniq në Deçan.

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy personat qё ishin nё kamion janё lёnduar, tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi”, bëhet e ditur në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button