Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në Mitrovicë, vdiq një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se automjeti me targa vendore ka goditur dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë.

Për shkak të lëndimeve nga aksidenti, viktima 60-vjeçar është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button