Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Veternik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të vetaksidentit.

Back to top button