Pas takimit me Kurtin, Rama tregon se kur do të mbahet mbledhja në mes të dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka thënë se gjatë takimit me Kurtin në Tiranë, kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka njoftuar se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor./21Media

Back to top button