Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në Zallq të Istogut, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Zallq të Istogut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button