Vetaksidenti me fatalitet në Studençan, Muharremaj ngushëllon familjarët

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjarët e 14 vjeçarit që ka vdekur sonte në vetaksident në Studençan, si dhe familjarët e dy të lënduarve.
“Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushllime familjarëve!”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Lajmin për vdekjen e 14 vjeçarit në Suharekë për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj./21Media
Back to top button