Vetëm 9 çerdhe publike në zonat rurale të Kosovës

Në krahasim me numrin e institucioneve parashkollore në zonat urbane që janë 49, numri i çerdheve në zonat rurale është i vogël.
Sipas të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në zonat rurale janë vetëm 9 institucione publike parashkollore.
Sipas MASHT-it, këto institucione parashkollore kryesisht janë të ndërtuara në zonat urbane.
“Institucionet  parashkollore kryesisht janë të ndërtuara në zonat urbane, vetëm 9 institucione publike si paralele të ndara janë në zonat rurale. 10 qendra me bazë në komunitet në zonat rurale, mbështeten nga UNICEF-i. 12 po ashtu në zonat rurale, të mbështetura nga “Save the Children”. Gjithsej 31 qendra me bazë në komunitet të mbështetura nga donatorët”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.
Në Kosovë gjithsej janë 177 institucione parashkollore private të licencuara dhe 8 qendra me bazë në komunitet.
Në institucionet parashkollore janë gjithsej 10 mijë e 311 fëmijë, kurse 22.086 fëmijë të moshës 5-6 vjeç në kuadër të shkollave fillore. 21Media
 

Back to top button