Vetëm dje, 273 patentë shoferë ilegalë serbë u konvertuan në RKS

273 patentë shoferë u konvertuan nga ata ilegalë të Serbisë në patentë shoferë të Kosovës vetëm gjatë ditës së mërkurë.
Pjesa më e madhe e konvertimeve vijnë nga komunat veriore të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, Veton Elshani, tregon për portalin rtv21.tv se nga konvertimet e së mërkurës, 106 janë nga Leposaviqi, 51 nga Mitrovica e Veriut, 48 nga Zveçani dhe 33 nga Zubin Potoku. Pjesa tjetër e patentë shoferëve të konvertuar janë nga disa komuna të tjera.

Deri më tani, janë konvertuar 5 mijë e 588 patentë shoferë. Dita e fundit për të aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve është 09.08.2024. Aplikimi për konvertimin e patentë shoferëve ka filluar më 09.05.2024.
Ndryshe, sipas ligjit, shuma e gjobave për mungesë të patentë shoferëve është nga 500 deri në 1.500 euro.