Vetëm dje 43 aksidente komunikacioni, njëri me fatalitet

Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa dënimi për shoferët

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 43 aksidente komunikacioni. Një me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 28 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 325 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 11 persona, 2 prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Show More
Back to top button