Gjendje emergjente në Komunën e Kamenicës

 

Pas reshjeve të fundit atmosferike të cilat shkaktuan dëme në shumë vende dhe vështirësi në qarkullim, kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka shpallë gjendje emergjente në këtë komunë.

“Reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, energji elektrike dhe disa fshatra kanë mbetur të bllokuara. Për këtë, kam kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha institucionet relevante që operojnë në Komunën e Kamenicës.”, ka njoftuar Kastrati.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë njoftuar të gjitha këshillet lokale, ndërkaq që Policia, QKMF, Zjarrëfikësit dhe ekipet emergjente komunale, janë mobilizuar për tejkalimin e kësaj situate.
Kastrati në fund ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve në këtë situate./21Media

Back to top button