Vetëm një klub në Serie A ende pa trajner

Empoli ka njoftuar emërimin e Roberto D’Aversa si trajner i ri i klubit, kështu që vetëm Cagliari është ende pa trajner për sezonin 2024-25.
Të gjitha klubet e Serie A kanë konfirmuar trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, me përjashtim të Cagliarit që ende nuk ka shpallur zëvendësimin e Claudio Ranierit.
Raporte të shumta thonë se ish-trajneri i Empolit, Davide Nicola do të marrë drejtimin e ekipit nga Sardenja, por nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga klubi deri më tani.
Empoli ishte skuadra e fundit që konfirmoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, duke njoftuar emërimin e D’Aversa të martën në mëngjes. Taktikani italian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Zyrtare, Skriniar i bashkohet PSG-së
D’Aversa ishte shkarkuar nga Lecce marsin e kaluar për shkak të një ecurie të dobët të formës, e cila kulmoi me trajnerin që u përpoq të godiste me kokë sulmuesin e Hellas Verona, Thomas Henry.
Tre nga pesë klubet më të mira të Serie A në sezonin 2023-24, Milani, Juventusi dhe Bologna, kanë ndryshuar trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, ndërsa Interi dhe Atalanta konfirmuan respektivisht Simone Inzaghi dhe Gian Piero Gasperini.