Vetëm një shtrat i lirë në Klinikën Pulmologjike në QKUK
Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që kapacitet spitalore të jenë në prag të limiteve, në Klinikën Pulmologjike . Drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha tha pacientët në nevojë do të hospitalizohen në qendra tjera të cilat po përgatiten për trajtim, i referojnë për në klinikat tjera.
Ndërsa, në spitalin e përgjithshëm në Gjilan nga 134 pacientë 13 janë në mjekim intensive, ndërsa 20 prej tyre janë me oksigjenoterapi. (Përgatiti: Xheneta Veliu)./21Media