Veten ke lënë anash e po përpiqësh t’i bësh të lumtur të tjerët, ky artikull sqaron gjithçka
Nëse ndihesh vazhdimisht i/e lodhur emocionalisht, por përpiqesh që të gjithë rreth teje të jenë të lumtur, mund të jesh një person që gjithmonë i vendos të tjerët para vetes. Ky fenomen, që njihet si “people pleaser” dhe karakterizohet nga dëshira për të kënaqur të gjithë. Nëse nuk di të thuash “jo”, mund të jesh dikush që kërkon të kënaqë të tjerët. Në shumicën e rasteve, pranon çdo kërkesë, pavarësisht se kjo mund të të lodhë apo të të fusë në situata të pakëndshme.
Për shembull, dikush mund të kërkojë ndihmën tënde, edhe pse je shumë i zënë, ti sërish e pranon për të mos e mërzitur atë person, edhe nëse kjo të shkakton stres të madh. Një tjetër shenjë është frika se mos refuzimi të bën të humbasësh marrëdhëniet ose mundet të të prishë imazhin që ke krijuar tek të tjerët. Nëse je i/e varur nga miratimi i të tjerëve mund të mendosh se nëse refuzon një kërkesë, nuk do të jesh më i/e rëndësishëm/me për ta.
Kjo frikë e vazhdueshme të pengon të veprosh siç dëshiron ti vetë. Nëse gjithmonë përpiqesh të shmangësh konfliktet, edhe kur ndihesh i/e lënduar ose kur qartazi të është bërë një padrejtësi, mund të jesh duke kërkuar të kënaqësh të tjerët. Do të pranosh gabime që nuk janë të tuat dhe do të heqësh dorë nga mendimi yt personal vetëm që të shmangësh një situatë të pakëndshme. Kjo sjellje shfaqet kur ti hesht para një padrejtësie vetëm për të mos krijuar tensione.
Kur gjithmonë vendos prioritetet e të tjerëve mbi ato të tuat, kjo është një shenjë e qartë që po humb veten. Nëse harron që edhe ti ke nevoja dhe dëshira, po jeton për të kënaqur të tjerët. Nëse ndihesh vazhdimisht i/e rraskapitur dhe mendon se askush nuk e vlerëson përpjekjen tënde, kjo është një shenjë që po përpiqesh shumë për të tjerët. Shpesh mund të ndihesh i/e lodhur emocionalisht, pasi jep gjithçka nga vetja, por nuk merr të njëjtin vlerësim në këmbim.