Hovenier për konferencën në Kroaci: Diskutuam për përkrahjen e një Kosove sovrane

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier po merr pjesë në Konferencën Rajonale të Shefave të Misioneve e cila po mbahet në Kroaci.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dhënë detaje nga ajo së #farë ka thënë Hovenier atje.
“Diskutime të vlefshme me miqtë dhe kolegët përgjatë dy ditëve të fundit në Konferencën e Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në përkrahje të paqes dhe sigurisë në rajon, përfshirë, përkrahjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, citohet të ketë thënë Hovenier./21Media