Veteranët do të takohen sot me Kurtin
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të priten sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i tyre është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00.
Kërkesa për takim ka ardhur nga Kurti, pas protestës së veteranëve gjatë ditës së enjte, e cila pengoi edhe zhvillimin e seancës së Kuvendit.
Veteranët po kërkojnë të tërhiqet Projektligji për pagat, i miratuar në lexim të parë më 14 qershor në të cilin nuk është përfshirë rritja e pensionit të tyre.
Krerë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së premtes të thirrur nga kryeministri./21Media