“Vetëvendosja po flet sikur t’i kishte fituar 50 për qind të votave”
Kajtazi ka folur për zgjedhjet
Gazetari Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ku i ftuar ishte edhe anëtari i VV-së, Librurn Aliu tha se VV dhe Aliu po flasin sikur ky subjekt i ka fituar 50 për qind te votave. Kajtazi tha se VV e kanë rritur numrin e votave mirëpo nuk i kanë fituar zgjedhjet sepse para tyre është PAN-i.
Kajtazi po ashtu tha se në këtë situatë LDK është subjekti që ka pozitën më të mirë negociuse por, jo më numër të votave për krijimin e Qeverisë, shkruan rtv21.tv
Kajtazi më tej tha se qasja e VV-së është me dy kute sepse këta se pari e akuzojnë PAN-in që kanë qëllim që t’iu marrin deputetë LDK dhe ndërkohë këta haptaz kërkojnë nga deputetët tjerë t’i bashkohen VV-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?