Përballje e avionëve amerikan dhe atyre rus në Baltik

Aeroplani rus gati godet atë amerikan

Një avion luftarak rus interceptoi dje në mënyrë të rrezikshme një avion amerikan rikonicioni, tip RC-135U, në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Baltik, theksoi sot ushtria amerikane.

“Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën dy avionët u afruan dhe mungesën e kontrollit të avionit rus, ndërveprimi u gjykua i rrezikshëm”, theksoi kapiteni Joe Alonso, zëdhënës i “US Air Force”.

“Avionët rusë iu afrohen herë pas herë avionëve spiunë amerikanë që fluturojnë rreth Rusisë, në Detin e Zi apo në Baltik, në shumicën e kohës pa incidente”, njoftoi Pentagoni.

Në prill të vitit 2016, Uashingtoni kishte denoncuar dy herë sjelljen e avionëve rusë në detin Baltik ndaj avionëve të rikonicionit, tip RC-135.

Në të njëjtin muaj, Pentagoni kishte denoncuar disa herë fluturime të shumta të avionëve luftarakë rusë në ujërat ndërkombëtare në detin Baltik.

Back to top button