Vetëvendosje: Askush s’mund t’i dëmtojë më provat e Deharit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se askush s’mund t’i dëmtojë më provat e ish-aktivistit Astrit Dehari, pasi sipas tij, mbi to janë bërë ekspertiza të shumta.

Sipas tij për sigurinë e tyre nuk duhet të shqetësohet askush, por vetëm “për padrejtësinë e moszbardhjen e rastit”.

“Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka në Facebook, të martën,

Ky reagim i tij erdhi pasi të martën është djegur Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, kanë ndërlidhur zjarrin me rastin e Astrit Deharit./21Media

Back to top button