Selimi: Vetëvendosje nuk do ta propozojë sot Kryetarin e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosje nuk do ta propozojë sot Kryetarin për Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për RTV 21 deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai ka thënë se nuk do të shkojnë me propozimin e emrit për arsye se ende nuk është arritur marrëveshja me LDK-në. Por,  definitivisht lidhur me këtë do të vendoset në mbledhjen e Vetëvendosjes.

Kurse, sot lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ky subjekt politik do ta votojë propozimin e Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit nëse propozohet sot.

I pyetur se a do ta votonin kandidatin e propozuar nga VV edhe nëse ajo do të jetë Vjosa Osmani, Mustafa deklaroi se VV-ja nuk ka të drejtë ta propozojë dikë nga LDK-ja, veç LDK-së i takon ta propozojë kandidatin e vetë.

Seanca konstituive pritet që të fillojë në ora 15:00./21Media

Back to top button