Vetëvendosje për opozitën: Mirë që nuk janë në Qeveri se do ta dorëzonin sërish Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se ka  po e dorëzon Kosovën para Serbisë. Përmes një video të publikuar në Facebook, subjekti politik në pushtet i quan hajna e parti të vogla, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në videon e Vetëvendosjes.

Po ashtu Vetëvendosje akuzon Qeverinë se po i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

Partitë opozitare në Kosovë janë treguar më të zëshme duke akuzuar Qeverinë e Kosovës se po përkeqëson raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

AAK javë më parë ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë por që nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Kurse, të hënën lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka bërë të ditur se njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten dhe kërkoi zgjedhje të reja.

Kurse LDK-ja ndërkohë ka paralajmëruar takime për “angazhim të përbashkët shoqëror, për rrugën e re”./21Media

Back to top button