Filmi “Hocus Pocus 2” së shpejti në Disney+

Ende jemi në qershor, por Disney+ filloi të shpërndajë shpirtin e kremtës së Halloweenit me filmin “Hocus Pocus 2”. Ky film është vazhdimësi e filmit  origjinal të vitit 1993, në të cilin me role paraqiten Bette Midler, Sarah Jessica Parker e Kathy Najimy.
Në trailerin e filmit të ri shihet se të tria paraqiten sërish me rolet e motrave Sanderson. Ato janë shtriga të shekullit të 17-të, të cilat janë të lira që të bëjnë kërdi në qytetin Salem.
Pra, u bënë thuajse tri dekada prej se është realizuar filmi i parë Hocus Pocus dhe motrat Sanderson sërish janë të gatshme që të kthejnë kohën e humbur.
Në film paraqiten edhe tri nxënëse të shkollës së mesme, të cilat duhe të bashkëpunojnë për t’i ndaluar motrat Senders, të cilat kthehen në Salem.
Veç Midller, Parker e Najimy, me role në filmin e ri paraqiten edhe Sam Richardson, Hannah Waddingham e Tony Hale.
Filmi “Hocus Pocus 2” do të debutohet në Disney+ me 30 shtator 2022./21Media

Back to top button