Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura bie poshtë urës në Drejë të Istogut, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Drejë të Istogut. Të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”. Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button