Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

 

Një këmbësor është goditur sot nga një automjet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahemti.

Ajo ka treguar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media 

Back to top button