Vetura godet turmën e njerëzve në Times Square, një i vdekur

Një automjet ka hyrë në turmën e njerëzve në një nga trotuaret e Times Square në New York

Raportohet se më këtë rast ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë. Shoferi është duke u mbajtur në polici, dhe zona është mbyllur nga policia e New York-ut.

Së paku 13 pacientë u trajtuan në vendin e ngjarjes, raporton departamenti i zjarrfikësve të New York-ut, shkruan rtv21.tv.

Vetura thuhet të ketë kaluar trotuarin në kryqëzimin mes rrugëve 7 dhe 45, një vend shumë i famshëm për turistët. Kurse policia  në lidhje me rastin ka thënë se ngasësi e ka humbur kontrollin dhe se përplasja duket të jetë një aksident, duke përjashtuar kështu mundësinë që incidenti të ketë lidhje me terrorizmin /21Media

Back to top button