Vetura goditi një grua që kërkonte lëmoshë në kryeqytet

Një grua që kërkonte lëmoshë u lëndua para pak çastesh si pasojë e goditjes nga një veturë në kryeqytet.
Ndihma e parë të lënduarës iu dha nga një mjeke, që ishte në vendin e ngjarjes, derisa erdhi ambulanca.
Aksidenti ndodhi përballë Rektoratit në Prishtinë.
Rtv21.tv kontaktoi policinë lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes./21Media

Back to top button