Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

Dy këmbësorë janë lënduar pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se këmbësorët janë dërguar për trajtim mjekësor.
”Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button