OBSH për variantin Omicron: Të jemi të kujdesshëm, por jo të bëjmë panik

Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan ka thënë se bota nuk duhet bërë panik për variantin e ri Omicron, por të përgatitet.
Sipas raporteve të fundit, Omicron është gjetur në afro 40 vende.
Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.
Të dhënat epara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të pare, kanë sugjeruar se Omicron mund të shmang njëfarë imuniteti ndaj Covid-19 , megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.
Swaminathan tha se varianti ishte “shumë i transmetueshëm”, duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut dhe tha se mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën, megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet.
“Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo ​​panik, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë,” tha Swaminathan
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan ndërkohë tha se bota aktualisht ka vaksina shumë efektive kundër Covid-19 dhe fokusi duhet të jetë në shpërndarjen e tyre më gjerësisht./21Media

Back to top button