Vetura intelegjente e Policisë identifikon 913 kundërvajtës

Policia e Kosovës me përdorimin e veturës inteligjente ka arritur të identifikojë 913 kundërvajtës për pesë javë, të cilëve edhe iu janë shqiptuar gjobat përkatëse.

Më së shumti gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar, për skadim të afatit të regjistrimit 373, për tejkalim të shpejtësisë 327, për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit 49 dhe janë sekuestruar 339 tabela të regjistrimit të skaduar.

“Me date 21/12/2023 e deri në fund të muajit janar 2024 Njësia Rajonale e Rregullimi të Komunikacionit Rrugorë e Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, ka marrë në shfrytëzim veturën inteligjente patrulluese, Patrullat policore të kësaj njësie prej asaj date e deri në fund të muajit Janar me ndihmën e kësaj veturë kanë identifikuar dhe rreth 913 kundërvajtës”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”.

Tutje thuhet se përveç patrullimit me veturë inteligjente, policia ka pas edhe aktivitete të tjera dhe patrullime të shtuara me qëllim te krijimit të sigurisë ne qarkullimin rrugorë si dhe parandalimin e aksidenteve të trafikut./21Media

Back to top button