Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura përplas dy 24-vjeçarë, vajza vdes në vendngjarje

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për TV21 ka njoftuar se në aksidentin tragjik që ka ndodhur sonte para qendrës tregtare “City mall”, janë përplasur dy 24-vjeçarë nga një veturë, që ka qenë duke u drejtuar nga një 22-vjeçar.
Në vendngjarje ka vdekur vajza, 24-vjeçare, ndërkaq personi tjetër i përplasur, po ashtu 24 vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital.
“Më datë 20.01.2022, në ora 19.44, është denoncuar se në rrugën “Markovska” në bulevardin “Partizanski odredi”(Aradhet partizane) ka ndodhur një fatkeqësi trafiku në të cilën një veturë me shofer J.Gj.(1999) nga Shkupi ka goditur L.D.(1997) nga Radovishi i cili është lënduar dhe dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe V.N. (1997) nga Radovishi, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes”, kanë informuar nga MPB për TV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button