Veturat fluturuese shëtisin në qiell

Ndonëse veturat fluturuese nuk po mbushin ende qiejt, një numër i tyre janë në zhvillim e sipër.
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike XPeng ka zhvilluar një veturë në formë loti për të shërbyer si një taksi fluturuese e së ardhmes dhe sapo e ka kryer një fluturim në publik për herë të parë, transmeton rtv21.tv.
Fluturimi i shkurtër shënon një hap të rëndësishëm përpara për firmën ambicioze dhe të mirëfinancuar, e cila ka planifikuar makina fluturuese edhe më të guximshme për të ardhmen.
X2 është një makinë fluturuese tërësisht elektrike me dy vende, me trup me fibër karboni dhe tetë rotorë. Është projektuar të fluturojë në lartësi deri në 1000 m, të lëvizë me shpejtësi deri në 130 km/h dhe të fluturojë deri në 35 minuta me çdo karikim./21Media

Back to top button