Veturën “Audi Q8” që e mori me qira në Kosovë, e shet në Shqipëri

 

Një person i dyshuar nga Kosova ka marrë me qira një veturë dhe të njëjtën e ka shitur në Shqipëri.

Sipas njoftimit të policisë, vetura është e markës “Audi Q8”. Ndërsa, rasti ka ndodhur të premten pasdite.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuari ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjalë e ka shitur në territorin e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia tutje ka njoftuar se vetura është lokalizuar në Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë./21Media

Back to top button