Video artistike me tufë delesh e bërë me dron

 
Një fotograf ka krijuar një video mahnitëse me dron. Video tregon një tufë delesh në lëvizje. Videoja u realizua me dron nga lartësia.
Atë e realizoi fotogarfi izraelit Lior Patel në Peace Valley, Yokneam, të Izraelit.
Ky artist përcolli turmën e deleve në një periudhë shtatë mujore, dhe lëvizjet e tyre i përmblodhi në këtë vepër arti.
Videoja tregon delet në turmë, të cilat gjatë lëvizjes së tyre formojnë shembuj të ndryshëm formash artistike.
Lëvizja e deleve në tufë ngjason me ato të gargujve që krijohen gjatë fluturimeve.
Delet janë nga ferma e një pronari në Izrael.
Klipi u xhirua në një periudhë shtatë mujore. Pronari i tyre është kujdesur që ato të ecin në drejtimin e duhur, me qëllim të realizimit të videos sa më mirë.
Artisti Patel i cili tashmë veçohet për video të pazakonta, ka treguar se videon me dele e ka përshpejtuar, e këtë e ka bërë që delet të duken si shembuj të komplikuar artistik.
Patel udhëton shpesh nëpër vende të ndryshme në Izrael dhe dokumenton me dron pamje të ndryshme. Pamjet i poston në Instagram./21Media

Back to top button