Vidhen stoli me vlerë mbi 12 mijë euro, arrestohet një 49 vjeçar

Një 49 vjeçar u arrestua dje në Mitrovicë për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me datë 03.11.2022, në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë ishte raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, ku në një fshat të Mitrovicës persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi duke shfrytëzuar rastin kur në shtëpi nuk kishte qenë asnjë person dhe kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreth 12 mijë e 100 euro dhe para të gatshme prej 1 mijë e 100 euro.

Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Sektorit Rajonal të Hetimeve, dje mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”, është arrestuar i dyshuari N.H., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë, ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën 03.11.2022 dhe janë blerë nga i dyshuari.

I njëjti është intervistuar nga ana e hetuesve në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa pas procedurës së intervsitimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button