Vidhnin edhe rrymën, detaje nga zbulimi i laboratorit të drogës në Pejë

(Lajm i përditësuar)


Vidhnin edhe rrymën, detaje nga zbulimi i laboratorit të drogës në Pejë

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës.

Për këtë Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë nisën një aksion. Përveç tyre, në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, ka thënë Nikçi.


Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë, priten arrestime

Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi bëri të ditur se në këtë aksion pritet të ketë edhe arrestime.

“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast priten të ketë arrestime. Në vend të ngjarjes janë njësiti antidrog nga Policia e Pejës dhe gjitha njësitet relevante bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, ka thënë ai.

Back to top button