Vidhte ushqim dhe rroba në dyqane, arrestohet një 25 vjeçar

Një 25-vjeçar në Vlorë është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore në një market  në lagjen “Pavarësia 2”.
25-vjerçari është identifikuar me inicialet A.C banues në lagjen “10 Korriku”.
Po ashtu i njëjti dyshohet se ka vjedhur edhe më parë markete dhe dyqane rrobash, shkruan ora news.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 16.12.2021, 20.12.2021, 05.01.2022 dhe 07.01.2022, ka vjedhur produkte të ndryshme në disa markete dhe në një dyqan rrobash“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./21Media
 

Back to top button