AAK: Përpjekja e Serbisë për referendum është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin

Edhe AAK i ka dalë krahë Kurtit dhe Qeverisë së tij në lidhje me referendumin e Serbisë.
AAK përpjekjen e Serbisë për referendum e ka quajtur sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të  Kosovës.
”Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendumi i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button