Reagom KMDLNj për referendumin me Serbinë: Kosova nuk është pjesë e shtetit serb

KDLNj ka theksuar sot se mbajtja e referendumit për ndryshime të Kushtetutës së Serbisë në territorin e këtij shteti po bënë përpjekje që të njëjtin referendum ta mbajë edhe në territorin e Kosovës të cilën, ku me një të kaluar kriminale Kosovën ende e konsiderojnë si pjesë përbërës të shtetit serb.
Sipas KMDLNj Presioni për lejim të mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë në Kosovë erdhi nga Joseph Borrell.
”Borrel një politikan spanjoll që me një besnikëri patologjike po e mbronë politikën e Aleksandar Vuçiqit në Serbi duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova”, thuhet në  njoftim.
Për KMDLNj –në nuk ka asnjë dilemë nëse qeveria e Kosovës duhet të përkrahet në refuzimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuse të Serbisë e që rëndë e shkel sovranitetin e Kosovës por paraqet shqetësim të madh qëndrimi oportunist i opozitës kosovare për këtë çështje. Prandaj, sipas tyre të gjitha partitë opozitare, pa asnjë dallim duhet të jenë në përkrahje të qeverisë së Kosovës, jo si individë por si subjekte politike opozitare dhe duhet të dalin me qëndrim zyrtar.
”Qeveria e Kosovës duhet të këmbëngul në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe për këtë duhet të përkrahet nga të gjithë pavarësisht përkatësisë partiake, fuqisë politike, përkatësisë etnike, moshës, gjinisë apo statusit shoqëror. Imponimi dhe shantazhimi që po i bëhet qeverisë së Kosovës për lejim të mbajtjes së një referendumi për ndryshime kushtetuese të një shteti tjetër, Serbisë, në një shtet tjetër, Kosovë nuk ka të bëjë aspak me të drejtat e njeriut por pikërisht është shkelje dhe dhunim i të drejtave të njeriut nga pozita e të fortit”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button