Vihet gurëthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc

 

Në fshatin “Strellc” të Komunës së Deçanit është vënë gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar për fillimi e ndërtimit të kësaj Qendre.

“Në Strellc, në fshatin e madh e të njohur në Dukagjin e më gjerë, sot, e vendosëm gurin themeltar për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Cilësia e jetës së strellcjanëve po ndryshon për të mirë, ashtu sikur po ndryshon cilësia e jetës së qytetarëve tanë anë e kënd Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media

Në Strellc, në fshatin e madh e të njohur në Dukagjin e më gjerë, sot, e vendosëm gurin themeltar për ndërtimin e…

Posted by Armend Zemaj on Thursday, 28 January 2021

Back to top button