​Sot marshohet kundër vrasjeve të grave

Në Ditën e Gruas sot do të marshohet. Grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, sot nga ora 10:00 do të marshojnë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.
Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.
Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, 48 gra të vriten nga burrat në Kosovë.
Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Kodi Penal i Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.

Back to top button