Viti 2019 – historik për shëndetësinë kosovare
Sejdiu: Projektet nacionale e vulosin 2019-tën si vit historik për shëndetësinë.-Syla: Janë pëmirësuar disa shërbime dhe renovuar disa reparte
Me gjithë problemet e shumta që e përcjellin shëndetësinë Kosovare në vazhdimësi, nuk mungojnë as sukseset në degë të caktuara të saj.
Në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës konsiderojnë se gjatë vitit 2019, u shënuan të arritura të mëdha. Edhe në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë dhe në Shoqatën për të drejtat e pacientëve e pranojnë se ka pasur përparime, por edhe ngecje në shumë çështje./21Media