Viti i Ri – ndryshe!

Sheshet e zbrazëta, festë me fishekzjarre 

Viti i Ri 2021 erdhi krejt ndryshe nga vitet e shkuara. Atmosfera festive u ndje vetëm brenda shtëpive. Sheshet ishin krejt të zbrazëta shkaku i kufizimeve të pandemisë. Megjithkëtë, një atmosferë festive e përçonin zbukurimet e vendosura në sheshe dhe në rrugë. Nuk munguan edhe fishekzjarret në mesnatë, kur u ndërruan vitet. Ekipi i Radiotelevizionit 21 pasqyron atmosferën në sheshe, por edhe të rrjedhave të punës në Klinikën e Gjinekologjisë.(E pergaditi ekipi i RTV 21 )./21Media

Back to top button