​Vitia dhe ambasadori turk diskutuan për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, thuhet në komunikatë për media.
Në takimin me Ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili, Ministri Vitia përveç urimit për detyrën e re e falemnderoi për donacionet e shtetit turk në periudhën e pandemisë, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Bëhet e ditur se nga ana e tij, ambasadori Angili e falënderoi ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi bashkëpunim e shtetit të tij edhe në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë.

Back to top button