Besnik Bislimi në Greqi, Kryeministria jep detaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në vizitën e tij në Greqi sot ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias.
Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrisë bëhet e ditur se Bislimi diskutoi me Dendias për raportet Kosovë-Greqi, dhe mundësitë për thellimin e tyre, me ç’rast edhe ka përforcuar mesazhin se Kosova solidarizohet me viktimat që humbën jetën në aksidentin e fundit.
“Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit. Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia”, bëhet e ditur në komunikatë.
Ministrin e jashtëm grek, Bislimi e njoftoi edhe për takimin e fundit në Bruksel dhe hapat e Kosovës drejt integrimit evropian./21Media

Back to top button