Vitia tregon se kur do të vijnë vaksinat e para nga kontrata me Pfizer
Deri në fund të muajit qershor pritet të vijnë në Kosovë edhe rreth 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID, kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se në stoqe ka doza të mjaftueshme për të nisur procesi i vaksinimit masiv.
“15 qershori është data e fillimit të vaksinimit masiv sepse jemi siguruar që do të ketë mjaftueshëm doza në stoqet tona. Mbi 1.2 milionë doza të Pfizerit pritet të vijnë deri në fund të vitit. Kemi planifikuar që çdo muaj të vaksinojmë rreth 320 mijë persona”, ka thënë ai duke shtuar se synimi është që çdo muaj të vaksinohen 350 mijë qytetarë.
Ministri ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 100 mijë qytetarë./21Media