Daka: Shkarkimi im i porositur dhe joligjor
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka quajtur vendim të porositur shkarkimin e saj nga KQZ-ja.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Daka tha se shkarkimi i saj është “jokushtetues” dhe “qesharak”.
“Ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Ky vendim është jokushtetues dhe joligjor. Arsyetimet janë qesharake dhe shihet qartë se është vendim i porositur”, tha ajo.
Daka shpalosi detaje edhe për takimin me presidenten Osmani, para shkarkimit të saj.
“Në këtë takim ajo ka kërkuar që unë të ofroj dorëheqje dhe në këmbim të marrë falënderime publike. Por një gjë të tillë nuk e kam pranuar”, shtoi ajo.